Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash, shtyhet sërish seanca për Rezart Taçin

Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, nën akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i Strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

18 Janar 2024, 10:18 Nga r.ll
Akuzohet për pastrim parash, shtyhet sërish seanca për Rezart
rezart taçi

TIRANË- Shtyhet seanca për Rezart Taçin, i cili akuzohet për pastrim parash. Shkak mësohet të jetë bërë kërkesa e avokates së Taçit.

Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, nën akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i Strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”. Taçi u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK në muajin nëntor të vitit 2021.

Taçi në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas dosjes hetimore Lilo dhe Balla ishin dy nga personat më të besuar të Taçit, të cilët transferuan rreth 18 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.

rezart taçi

Sondazh

Poll