Aktualitet

Arrestohet në Kavajë i riu që vinte baste në kancelari, procedohet pronari i biznesit pasi nuk kishte licencë

I riu akuzohet për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

18 Janar 2024, 11:07 Nga r.ll
Arrestohet në Kavajë i riu që vinte baste në kancelari,
faqja e basteve

KAVAJË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive në ambjentet e një kancelarie.

Gjithashtu u hap edhe një procedim penal për pronarin e kancelarisë, pasi nga verifikimet rezultoi se nuk kishte licencë në ushtrimin e kësaj veprimtarie ekonomike.

I riu akuzohet për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kavajë/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

U kap në flagrancë, në ambientet e një kancelarie, duke vënë baste sportive, me celular, arrestohet 19-vjeçari. Sekuestrohet celulari.

Procedohet penalisht pronari i kancelarisë, pasi nga verifikimet rezultoi se nuk kishte licencë për veprimtarinë ekonomike.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë konstatuan se në një subjekt privat (kancelari), në lagjen nr. 5, një shtetas po vinte baste sportive, me celularin e tij.

Në vijim, shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në Kavajë, u arrestua për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se pronari i kancelarisë, shtetasi H. Xh., 33 vjeç, banues në Kavajë, nuk ishte i pajisur me licencë për këtë veprimtari ekonomike. Për këtë shtetas u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kavaje

Sondazh

Poll