Aktualitet

E shkrumbuar totalisht, dalin PAMJE nga kasollja e djegur në Leskovik ku humbi jetën 40-vjeçari

Sipas informacioneve policore 40-vjecari i cili ishte çoban, ka ndezur qiri, por më pas kasollja ka marrë flakë.

18 Janar 2024, 09:05 Nga r.ll
E shkrumbuar totalisht, dalin PAMJE nga kasollja e djegur në Leskovik ku
pamje e kasolles

LESKOVIK- Janë publikuar pamje nga kasollja e djegur mbrëmjen e djeshme në Leskovik të Ersekës, ku humbi jetën edhe një 40-vjeçar i cili kishte qenë brenda në momentin kur ka marrë flakë. 

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht të paktën nga dëshmia e parë e të afërmve që kanë lajmëruar policinë. Sipas informacioneve policore 40-vjecari i cili ishte çoban, ka ndezur qiri, por më pas kasollja ka marrë flakë.

Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. 

zjarr ne leskovik

Sondazh

Poll