Aktualitet

Merr flakë kasollja në Leskovik, digjet brenda 40-vjeçari, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. 

18 Janar 2024, 08:24 Nga r.ll
Merr flakë kasollja në Leskovik, digjet brenda 40-vjeçari,
foto ilustruese

LESKOVIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në fshatin Oseckë, në njësinë administrative Leskovik, ku një 40-vjeçar është djegur brenda një kasolleje të përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht të paktën nga dëshmia e parë e të afërmve që kanë lajmëruar policinë. Sipas informacioneve policore 40-vjecari i cili ishte çoban, ka ndezur qiri, por më pas kasollja ka marrë flakë.

Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.

zjarr ne leskovik

Sondazh

Poll