Aktualitet

Aksident i rëndë në Vorë, makina del nga rruga, humb jetën një person

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në rrugën dytësore.

18 Janar 2024, 08:22 Nga N.F
Aksident i rëndë në Vorë, makina del nga rruga, humb
Pamje nga vendi i ngjarjes

VORË-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë.

Sipas informacioneve policore një 64-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident viktime vlore

Sondazh

Poll