Bota

Lufta Rusi- Ukrainë, Cameron: Putin po luan rolin e Hitlerit

Gjatë fjalës së tij Cameron u shpreh se kjo situatë nëpër botë është një sfidë për brezin e tyre dhe se prioriteti numër një është lufta në Ukrainë.

18 Janar 2024, 09:53 Nga N.F
Lufta Rusi- Ukrainë, Cameron: Putin po luan rolin e Hitlerit
David Cameron


ANGLI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron në një intervistë për Politico ka folur në lidhje me luftërat që pozhvillohen në Ukrainë, konflikti Izrael-Hamas. Gjatë fjalës së tij Cameron u shpreh se kjo situatë nëpër botë është një sfidë për brezin e tyre dhe se prioriteti numër një është lufta në Ukrainë.

“Është njësoj si të jesh ministër i Jashtëm apo lider në Europën e viteve 1930, nuk mjafton të qetësosh Putinin, ne duhet t’i rezistojmë të keqes që përfaqëson pushtimi i tij. Duket si në vitet 1930, por me liderin rus Vladimir Putin që luan rolin e Hitlerit”, tha ai.

Deklaratat e ish-kryeministrit britanik vijnë teksa Perëndimi kërkon të furnizojë Ukrainën me armë të teknologjisë së lartë, ndërsa në të njëjtën kohë po përgatitet për kthimin e mundshëm të skeptikut të aleancës së NATO-s, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Lindjen e Mesme, Cameron mbrojti refuzimin e Britanisë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Cameron gjithashtu la të hapur mundësinë e sulmeve ajrore të ardhshme kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

cameron angli lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2024, 09:22 Lubos Palata

DW: Çekia, republika e armatosur

Foto ilustruese ÇEKIA- Ka një milion armë zjarri legale në shitje në Republikën Çeke. Kjo e bën &Cced...