Bota

U fut poshtë autobusit të shkollës për të marrë topin, 9-vjeçari përplaset për vdekje në SHBA

Fëmija ishte futur poshte autobusit për të kapur topin në momentin kur është goditur nga automjeti.

18 Janar 2024, 09:17 Nga N.F
U fut poshtë autobusit të shkollës për të marrë
Fëmija

SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ku 9-vjeçari Elias Marshall-Rodriguez vdiq tragjikisht pasi u përplas nga autobusi i shkollës. Fëmija ishte futur poshte autobusit për të kapur topin në momentin kur është goditur nga automjeti. Sipas mediave amerikane djali i vogël ishte i fundit që doli nga shkolla pasditen e së martës. 

Kur ai ka dalë nga shkolla topi i ka rënë nën autobus dhe 9-vjeçari ka hyrë poshtë mjetit për ta nxjerrë pa e vënë re shoferi i tij. Më pas shoferi ka nisur mjetin pa e ditur që i mituri ndodhej poshtë autobsuit duke e mbytur në vend.

Familjarët e fëmijës u shprehën se ai ishte diagnostikuar me kancer në moshën 2-vjeçare dhe kishte arritur të dilte fitimtar nga beteja me sëmundjen.

“Familja është plotësisht e shkatërruar. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët që hetojnë rastin”, tha një përfaqësues i policisë.

Pas aksidentit është marrë në pyetje shoferi 54-vjeçar , i cili ka 10 vite përvojë drejtuese.

shba autobus viktime

Sondazh

Poll