Bota

"Rrethanat janë të panjohura"/ Policia e Kosovës reagon për lëndimin e minatorëve në Trepçe: Shpërtheu çisterna, po nuk dihet shkaku

Policia e Kosovës, njofton se cisterna me acid ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura.

18 Janar 2024, 09:54 Nga h.k
"Rrethanat janë të panjohura"/ Policia e Kosovës reagon
Foto ilustruese

KOSOVË-Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në minerën e Trepçës, ku 12 minatorë mbetën të lënduar me acid. Sipas burimeve zyrtare dy minatorë janë ende në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia e Kosovës, njofton se cisterna me acid ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi”, ka bërë të ditur policia.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë të cilat po e hetojnë rastin.

miniera e trepces

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2024, 09:22 Lubos Palata

DW: Çekia, republika e armatosur

Foto ilustruese ÇEKIA- Ka një milion armë zjarri legale në shitje në Republikën Çeke. Kjo e bën &Cced...