Bota

Forumi në Davos/ Cameron takohet me ministrin e jashtëm iranian: Dënoj sulmet në Erbil

Sipas mediave të huaja, Cameron dënoi sulmet në Erbil në Irak, të cilat vranë britaniko-irakianin, Karam Mikhael.

18 Janar 2024, 09:13 Nga M.B
Forumi në Davos/ Cameron takohet me ministrin e jashtëm iranian:
David Cameron

ZVICËR- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas mediave të huaja, Cameron dënoi sulmet në Erbil në Irak, të cilat vranë britaniko-irakianin, Karam Mikhael. Cameron gjithashtu e bëri të qartë se sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq janë të paligjshme dhe të papranueshme. 

Sekretari i Jashtëm shtoi se Irani duhet të përdorë ndikimin e tij me rebelët Houthi për të parandaluar kërcënimet e mëtejshme,  tha në një deklaratë Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

david cameron davos hothi iran

Sondazh

Poll