Aktualitet

Dokumenti i rrallë, ja pasuria totale e Klerit para konfiskimit nga regjimi

Ai raport, që gjendet në Arkivën e Shtetit, zbulon situatën ekonomike financiare të komuniteteve fetare në atë moment.

17 Janar 2024, 21:45 Nga I.A
Dokumenti i rrallë, ja pasuria totale e Klerit para konfiskimit nga regjimi
Dokumenti

TIRANË- Një raport i Kuvendit popullor në vitin 1967, në kohën e diktaturës komuniste, zbulon inventarin e pronave të klerit në Shqipëri, dhe fatin që do të kishin gjatë regjimit komunist.

Ai raport, që gjendet në Arkivën e Shtetit, zbulon situatën ekonomike financiare të komuniteteve fetare në atë moment. Aty, përfshihet dekreti i posaçëm për shtetëzimin e pronave të klerit.

“Rezulton se të katër institucionet fetare kanë një sipërfaqe toke të punueshme prej 362.2 hektarë. Nga kjo sipërfaqe 273.8 ha janë tokë arë, 36.3 pemishte dhe 72.1 livadhe. Relacioni përmban tabela të detajuara të shpërndarjes së kësaj pasurie sipas rretheve ku dominon Vlora Korça dhe Tepelena.”

“Të shtetëzohen pa shpërblim të gjitha lokalet dhe ndërtesat pronë private të shtetasve dhe komuniteteve fetare që janë marrë me qera nga institucionet, organizatat ekonomike shtetërore dhe kooperativiste ose persona të veçantë dhe që përdoren për ushtrim tregëtie, shërbimesh etj.”

Marrë nga Top Channel

pronat e klerit

Sondazh

Poll