Aktualitet

Për Guinness, prokurori shqyrton dhe mbyll hetimin ndaj babait të tij

Aktualisht Çafka, nga drejtues i Prokororisë Gjirokastër, ka kaluar si prokuror i ekzekutimeve në Prokurorinë e Tiranës.

17 Janar 2024, 22:54 Nga I.A
Për Guinness, prokurori shqyrton dhe mbyll hetimin ndaj babait të tij
Gjykata

GJIROKASTËR- Disa herë kemi investiguar denoncimet e qytetarëve ndaj ish-drejtuesit të prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafka. Prokurori në fjalë kaloi vetingun, por vendimi u apelua dhe tani pret verdiktin e Apelit në 18 janar 2024.

Aktualisht Çafka, nga drejtues i Prokororisë Gjirokastër, ka kaluar si prokuror i ekzekutimeve në Prokurorinë e Tiranës. Sot tregojmë, se si Julian Çafka ka hetuar babain e tij dhe më pas ka pushuar çështjen, pa e vrarë mendjen për konfliktin e interesit.

Në korrik 2014, në Prokurorinë e Gjirokastrës, u regjistrua procedimi penal për falsifikim dokumentash. Shtetasi Hito Hitaj, pretendonte se nuk ishte përfshirë në pasurinë që i takonte si trashëgimtar me vendimin e KKP-së  Gjirokastër të vitit 2004, ku inxhinier ishte Hajdar Çafka, babai i prokurorit.

Pas një viti, prokurori Julian Cafka del me vendimin e pushimit të këtij denoncimi edhe pse, nuk duhet të kishte hetuar në asnjë rast një çështje ndaj babait të tij.

Marrë nga Tv Klan

julian cafka hito hitaj hajdar Çafka

Sondazh

Poll