Sport

Osimen tha: “Do të luaj në Premierligë, por…”

Një numër i klubeve angleze kanë shfaqur interes për sulmuesin Nigerian

17 Janar 2024, 11:27 Nga DOSJA
Osimen tha: “Do të luaj në Premierligë, por…”

AFRIKE - Futbollisti i Napolit dhe përfaqësuesi nigerian, Victor Osimene ka thënë se është i lumtur në klubin nga Napoli dhe ka shtuar se “ai patjetër do të luajë në Premierligë një ditë”, transmeton Sky Sports. Osimen aktualisht po luan për Nigerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Dy ditë më parë, Nigeria barazoi 1:1 me Guinenë Ekuatoriale në raundin e parë të Grupit A.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis. Ai është me mua që nga viti 2020, që kur erdha te Napoli. De Laurentiis më mbështet jashtë fushës dhe sigurisht që bëra gjithçka për të fituar Scudetton për Napolin sezonin e kaluar”, tha Osimen, i cili ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2026.

Një numër i klubeve angleze kanë shfaqur interes për sulmuesin nigerian. “Një ditë do të luaj patjetër në Premierligë, por tani kam plane të tjera në karrierën time, të cilat i pres shumë. Të gjithë do ta dinë kur të vijë koha që unë të largohem nga Napoli” – tha sulmuesi nigerian.

Osimen (25) mbërriti në Napoli në vitin 2020 nga Lille. Ai luajti 119 ndeshje për klubin nga Napoli dhe shënoi 67 gola. Ai shënoi 21 gola në 28 ndeshje për kombëtaren e Nigerisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll