Sport

Vdekja e presidentit të Herthës së Berlinit, policia gjermane hap hetimin!

Gruaja e tij Eileen thirri 911 në mëngjes, por askush nuk ishte në gjendje të ndihmonte. Jo shumë kohë më pas, ajo informoi mikun e ngushtë të Kai, Colin Young, i cili tani është drejtor marketingu i klubit.

17 Janar 2024, 11:24 Nga DOSJA
Vdekja e presidentit të Herthës së Berlinit, policia gjermane hap

GJERMANI - Vdekja e papritur e presidentit të Hertha Kai Bernstein (43) tronditi botën e futbollit të martën, ndërsa mediat gjermane një ditë më vonë sollën detaje dhe shpjeguan se çfarë ndodhi në atë ditë fatale!

“Bild” thekson se Bernstein vdiq në shtëpinë e tij në Hopegarten. Ai shkoi në shtrat të hënën rreth orës 23:00 dhe thjesht nuk u zgjua të martën në mëngjes...

Gruaja e tij Eileen thirri 911 në mëngjes, por askush nuk ishte në gjendje të ndihmonte. Jo shumë kohë më pas, ajo informoi mikun e ngushtë të Kai, Colin Young, i cili tani është drejtor marketingu i klubit.

Bernstein dhe Eileen janë të martuar që nga viti 2023 dhe kanë një vajzë së bashku. Presidenti i vdekur tragjikisht i Herthës kishte një vajzë tjetër, më të madhe nga një lidhje e mëparshme. Ata drejtonin gjithashtu një agjenci marketingu së bashku.

Gjithashtu thuhet se policia ende nuk ka konfirmuar se bëhet fjalë për vdekje natyrale dhe se policia kriminale ka hapur një hetim rutinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll