Aktualitet

Bien në prangat e policisë dy të rinjë në Durrës, vodhën veglat e punës në një banesë

Ndërkohë në pranga ra edhe Gazmend Dauti 54-vjeç  i cili kishte blerë disa nga veglat e vjedhura.

17 Janar 2024, 12:19 Nga h.k
Bien në prangat e policisë dy të rinjë në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS-Kujtim Kovaçi, 28 vjeç dhe Elton Koçi 19 vjeç, u arrestuan nga blutë e Durrësit pasi akuzohen se kanë vjedhur një elektromotor në një banesë dhe vegla pune në një objekt në restaurim, më 14 dhe 15 janar.

Ndërkohë në pranga ra edhe Gazmend Dauti 54-vjeç  i cili kishte blerë disa nga veglat e vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISË:

"Këta shtetas, më datë 14 janar 2024, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë në lagjen nr. 11, ndërsa 1 ditë më pas, kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200 000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4.’"

vjedhej ne durres kujtim kovaci elton koci

Sondazh

Poll