Aktualitet

Drogë me vlerë 100 000 paund, tre shqiptarët kapen mat brenda fermës së kanabisit, dënohen me 14 muaj burg (EMRAT)

Mësohet se policia zhvilloi një operacion nëntorin e kaluar në një njësi industriale në Rhyl ku gjeti 540 bimë kanabisi.

17 Janar 2024, 09:32 Nga N.F

 

Drogë me vlerë 100 000 paund, tre shqiptarët kapen mat brenda
Shqiptarët e arrestuar

ANGLI- Autoritet britanike kanë vënë në pranga tre shqiptarë pasi i gjetën brenda një fermë kanabisi me  vlerë 100,000 paund. Mësohet se policia zhvilloi një operacion nëntorin e kaluar në një njësi industriale në Rhyl ku gjeti 540 bimë kanabisi.

Tre të arrestuarit janë 22-vjeçari, Ertil Loca, 23-vjeçari  Edmond Ndoj dhe 26-vjeçari Ndrek Ndoj të cilët pranuan se po rritnin bimët. Gjykatësi Timothy Petts, në Gjykatën e Caernarfon u tha të pandehurve se ata do të përballen me dëbim pasi të kryejneë dënimin me 14 muaj.

“Prokuroria pranon se ju nuk keni qenë truri pas këtij operacioni. Ata që drejtuan operacionin ishin në gjendje t’ju shfrytëzonin për shkak të situatës tuaj në këtë vend. Ata do të përballen me dëbim, dënim i menjëhershëm me burg,” shtoi gjyqtari.

angli arrestim shqiptar

Sondazh

Poll