Aktualitet

"Do të shlyenim borxhet," arrestohen dy shqiptarë në Angli, u kapën brenda fermës së kanabisit

Të arrestuarit janë 35-vjeçari Gentian Zhupa dhe 42-vjeçari Ergest Muçopata.

17 Janar 2024, 09:45 Nga N.F
"Do të shlyenim borxhet," arrestohen dy shqiptarë në
Dy shqiptarët e arrestuar

ANGLI- Autoritet britanike kanë arrestuar dy shqiptarë pasi u gjetën në një fermë kanabisi në një pronë industriale të Neyland. Të arrestuarit janë 35-vjeçari Gentian Zhupa dhe 42-vjeçari Ergest Muçopata. Ata mësohet se kishin punuar në një fermë kanabisi në një njësi në Honeyborough Industrial Estate për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i kontrabandonte në vend.

Shëiptarët u dënuan me 12 muaj burg javën e kaluar për shkak të akuzave për përfshirjen në prodhimin e kanabisit. Gjykata dëgjoi se kishte objekte ndriçimi dhe ujitje për bimët e kanabisit, si dhe ambiente bazë të jetesës për dy shqiptarët. Gjithashtu bëhej me dije se energjia elektrike ishte vjedhur. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 814 bimë kanabis, të cilat kishin një rendiment të vlerësuar nga 22 kg deri në 68 kg kanabis dhe kishte një vlerë midis 88.000 dhe 350.000 £.

droge angli arrestim

Sondazh

Poll