Aktualitet

Bie zjarr në një magazinë në Shkozet, çfarë dyshohet

Zjarri ka rënë te magazinat e ish-NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.

17 Janar 2024, 09:24 Nga r.ll
Bie zjarr në një magazinë në Shkozet, çfarë
foto ilustruese

DURRËS- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një magazinë në Shkozet është përfshirë nga flakët. 

Shërbimet zjarrfikëse, pasi kanë marrë njoftimin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje  për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij në objektet pranë.

Zjarri ka rënë te magazinat e ish-NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike.

shkozet

Sondazh

Poll