Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit për sot

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 3ballë.

17 Janar 2024, 07:50 Nga r.ll
Vranësira dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit për sot
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal. Mjegull e dendur/ mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  5 deri 12°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 8 deri 20°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 9 deri 19°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll