Aktualitet

U shemb nga përmbytjet/ Ushtria zbarkon në Delvinë për ndërtimin e urës (FOTO+VD)

8 Nëntor 2019, 10:33 Nga DOSJA
U shemb nga përmbytjet/ Ushtria zbarkon në Delvinë për

Delvinë- Nga reshjet e dendura të shiut u shemb ura në Delvinë. Mirëpo ditën e sotme xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura mbërritën në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Ndërtimin e kësaj ure e kanë marrë përsipër Efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët për rreth 5 ditë do të ringrejnë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.

Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Foto nga ura:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërtohet ura në delvinë shembet ura në delvinë ndërtohet ura në delvinë shembet ura në delvinë

Sondazh

Poll