Sport

Juventusi e ka të lehtë me Sasuolon dhe tani vetëm dy pikë larg Interit! - VIDEO!

Serbi Vlahoviç ishte dhe protagonist i këtij takimi me dy golat e shënuar që në pjesën e parë që i dhanë sigurinë e 3 pikëshit skuadrës së Alegrit.

17 Janar 2024, 00:03 Nga DOSJA
Juventusi e ka të lehtë me Sasuolon dhe tani vetëm dy pikë

ITALI - Juventus e mbylli ndeshjen e njëzetë të Serisë A duke mposhtur në shtëpi Sassuolo 3-0 në ndeshjen e fundit. Në Allianz Stadium, ylli i Vlahovic shkëlqeu në pjesën e parë bëri pjesën kryesore me dy golat me këmbën e majtë nga distanca. 

Në minutën e 15-të serbi arriti të zhbllokojë ndeshjen duke befasuar Consiglin me një gjuajtje të mprehtë me këmbën e majtë, më pas e bëri sërish në minutën e 37-të direkt nga një goditje e lirë për të dyfishuar shifrat e takimit që u duk që pati një tendencë për të qenë në favor të bardhezinjve të Alegrit.

Në pjesën e dytë, Szczesny bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Berardit për të siguruar rezultatin ndërkohë që ishte Chiesa ai që shënoi edhe golin e tretë dhe që vulosi rezultatin përfundimtarë të ndeshjes në 3-0. Me këtë fitore bardhezinjtë e shofin veten dy pikë prapa Interit kryesues në Serinë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll