Bota

Kamerat e nxorrën zbuluar, deputetja Golriz Ghahraman jep dorëheqje pas vjedhjeve në butiqe: Më vjen shumë keq

Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e vendit.

16 Janar 2024, 15:32 Nga E.d
Kamerat e nxorrën zbuluar, deputetja Golriz Ghahraman jep dorëheqje
Golriz Ghahraman

ZELANDA E RE- Deputetja e Zelandës së Re Golriz Ghahraman ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje dyqanesh. Golriz Ghahraman dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqanet e veshjeve një në Auckland dhe tjetra në Wellington. Ajo tha se ka zhgënjyer shumë njerëz dhe se i vjen shumë keq. Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e vendit.

“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, tha ajo.

Kohët e fundit, ajo është kritikuar në protestat pro-palestineze dhe për kritikat e saj ndaj trupave ushtarake të Izraelit në luftën e tij të kundër Hamasit në Gaza. Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Marama Davidson tha se ishte veprim i drejtë që Ghahraman kishte dhënë dorëheqjen.

golriz ghahraman

Sondazh

Poll