Bota

Lufta në Izrael, udhëheqësi i Hamasit futet në listën e terroristëve të BE-së

Ky veprim i BE-së  ka ardhur si kundër përgjigje ndaj sulmit të befasishëm ndaj Izraelit tetorin e kaluar.

16 Janar 2024, 15:31 Nga N.F
Lufta në Izrael, udhëheqësi i Hamasit futet në listën e
Yahya Shinwar

GAZA- Bashkimi Evropian ka shtuar ditën e sotme emrin e liderit politik të Hamasit, Yahya Shinwar në listën e tij të sanksioneve. Ky veprim i BE-së  ka ardhur si kundër përgjigje ndaj sulmit të befasishëm ndaj Izraelit tetorin e kaluar.

Si pjesë e sanksioneve, fondet dhe asetet e tjera financiare të Shinwar janë ngrirë në vendet anëtare të BE-së, ndërsa organeve evropiane u ndalohet të vënë fonde dhe burime financiare në dispozicion të liderit të Hamasit.

I lindur në kampin e refugjatëve Khan Younis, 61-vjeçari u zgjodh kreu i Hamasit në Gaza në vitin 2017 dhe ishte një nga 1027 palestinezët e liruar nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të një ushtari izraelit të mbajtur në Gaza në vitin 2011. Sinwar shihet si arkitekti i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

be hamas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll