Bota

Presidenti i Këshillit Europian anulon takimin me eurodeputetët, shkak një problem shëndetësor i Michel

Mësohet se anulimi i këtij takimi ka ardhur pas disa problemeve shëndetësore të Michel.

16 Janar 2024, 10:14 Nga N.F
Presidenti i Këshillit Europian anulon takimin me eurodeputetët, shkak
Charles Michel

GJERMANI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel nuk do të marrë pjesë në takim me eurodeputetët e cilado të mbahet në Strasburg. Mësohet se anulimi i këtij takimi ka ardhur pas disa problemeve shëndetësore të Michel. Përfaqësuesi i presidentit të KiE-së konfirmoi në Bruksel se Michel vuan nga lumbago -një çrregullim i zakonshëm i muskujve, nervave dhe kockave të shpinës- dhe se dje mezi fliste për shkak të dhimbjeve.

Sipas mjekut Michel nuk duhet të lëvizë shumë dhe takimet e tij do të organizohen në përputhje me situatën e tij. Udhëzimet e mjekut janë që të kufizohen lëvizjet e tij dhe orari i punës.

charles michel eurodeputete takim strasburg

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2024, 08:50 M.B

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut m&e...