Politike

Ministri i Jashtëm Igli Hasani viziton sot Kosovën, zbardhet axhenda, nuk ka takim me Kurtin

Ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik

16 Janar 2024, 08:37 Nga r.ll
Ministri i Jashtëm Igli Hasani viziton sot Kosovën, zbardhet axhenda,
igli hasani

KOSOVË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka nisur sot turin tre ditor në rajon, ku do të vizitojë fillimisht Kosovën.

Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.

Ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik

AXHENDA:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj

kosove igli hasani

Sondazh

Poll