Aktualitet

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se 33-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg pëe veprat pënale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

16 Janar 2024, 10:02 Nga M.B
I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, në pranga
Moment nga arrestimi i 33-vjeçarit

TIRANA- 33-vjeçari Roland Lamuça, banues në Tiranë, është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim. Policia bën me dije se 33-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg pëe veprat pënale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Mësohet se në vitin 2022 ai është kapur në Sharrë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

'Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Lokalizohet në Sharrë, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat,u lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë. Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'

arrestim tirana lende narkotike

Sondazh

Poll