Aktualitet

Humbi jetën pas përplasjes së trenave në Greqi, një rrugë në Larisa merr emrin e 20-vjeçares shqiptare

Vendimin për të emëruar një rrugë në nder të shqiptares e kanë marrë autoritetet vendore në Larisa.

16 Janar 2024, 08:42 Nga N.F
Humbi jetën pas përplasjes së trenave në Greqi, një
klaudia lata

GREQI- Emri i 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Alexandra Lata e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempti do t'i vendoset një rruge në Larisa. Vendimin për të emëruar një rrugë në nder të shqiptares e kanë marrë autoritetet vendore në Larisa.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni afër kishës së Shën Dhimitrit zonë në të cilën u rrit Klaudia. Shqiptarja ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut dhe humbi jetën pas përplasjes së trenave natën e 28 shkurtit të vitit 2023 në Tempti.

Prindërit e Klaudias pas ngjarjes së rëndë u shprehën për mediat se i kërkuan asaj të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur me familjen pasi ajo nuk do të kishte leksione ato ditë. Kërkesë e cila nuk u plotësua pasi Klaudia ishte shprehur se donte të studionte dhe më pas u regjistrua ngjarja e rëndë. Klaudia Lata nuk është e vetmja shqiptare e cila mbeti viktimë e aksidentit pasi humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë nga 60 viktima të cilat u regjistruan nga përplasja e dy trenave.

tempti perplasja e dy trenave greqi klaudia alexandra lata

Sondazh

Poll