Aktualitet

Bie zjarr në katin e nëntë të një pallati në Fier, shpëtohet i moshuari që ishte brenda (VIDEO)

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

16 Janar 2024, 08:27 Nga r.ll
Bie zjarr në katin e nëntë të një pallati në Fier,
foto nga banesa e djegur

FIER- Kati i nëntë i një pallati në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri dyshohet se ka rënë si  pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht, zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe e shpëtuan të moshuarin.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll