Gjermania me ligj të ri për emigrimin, DW: Për punëtorët nga Shqipëria rregullorja ndryshon në qershor
foto ilustruese GJERMANI Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrim...
Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila u regjistrua pak ditë më parë në Greqi ku 50-vjeçari shqipar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani. Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.
“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë,” u shpreh 50-vjeçari.
Më tej para gjykatës Tarellari u shpreh se rrëfimin nga vajza e kishte dëgjuar pasi i kishte kërkuar shpjegim se përsë nuk kishte paguar qeranë e banesës ku jetonte pasi 50-vjeçari i kishte dërguar para. Ai më tej ka insistuar duke i kërkuar asaj se ku i kishte shpenzuar paratë.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t'i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim. Pa i zbuluar 18-vjeçarja personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari mbështeti vajzën e tij dhe i qëndroi në krah ndërkohë që kërkoi një psikolog. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij ku më në fund vajza i zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore i shtua ndjenja e tradhtisë,” shtoi 50-vjeçari sipas mediave greke.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t'u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t'i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën dhe u takuan në vendin ku i kishte dhënë gruaja e 50-vjeçarit. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon të fliste me vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.
“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Peliani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka vrapuar duke ndryshuar vazhdimisht drejtime si dhe ka tentuar ta sulmojë 50-vjeçin për t'i marrë armën.
Për t'u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj u përleshën dhe 33-vjeçari tentoi t’i hiqte karikatoren dhe më pas është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje. Tarellari pas ngjarjes u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur ku më pas u dorëzua.
foto ilustruese GJERMANI Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrim...
klaudia lata GREQI- Emri i 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Alexandra Lata e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempti d...
foto nga banesa e djegur FIER- Kati i nëntë i një pallati në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit është përfshir&eu...
foto ilustruese TIRANË- Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim motit të ngroh...
foto ilustruese TIRANË- Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët e vlerësojnë këtë tregues në...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbuloi se ditën e sotme ka patur një aksion nga FNSH dhe Policia për kapjen e Eljo Hatos, nj&e...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja nga atentati vdekjeprurës që ndodhi në Athinë dy ditë m&e...
Artan Hoxha dhe Zamir Kalemi TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin ndaj Zamir Kalemit, i cili u godit në kryeqytet. I ftu...
Hektor Sinanaj VLORË- Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj, ka shumë probleme përsa i përket deklarimit të pasurisë pran&eu...