Aktualitet

Virozat sjellin fluks në Urgjencën e Durrësit, rreth 600 pacientë i drejtohen spitalit në ditë

Bëhet me dije se janë rreth 400 pacientë të rritur të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë, ndërsa mbi 170 pacientë, janë fëmijë në Pediatri.

15 Janar 2024, 11:54 Nga M.B
Virozat sjellin fluks në Urgjencën e Durrësit, rreth 600
Mjek, Durrës

DURRËS- Gripi sezonal dhe Covid-19 kanë shënuar një numër të lartë pacientësh në Urgjencën e Durrësit. Bëhet me dije se janë rreth 400 pacientë të rritur të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë, ndërsa mbi 170 pacientë, janë fëmijë në Pediatri.

Mjekët bëjnë apel që pacientët që kanë probleme, fillimisht të paraqiten në qendrat shëndetësore të lagjeve e më pas në urgjencë.

“Shumica e pacientëve që kalojnë këtë virozë, u mbetet një kollë në vazhdimësi, por nuk ka pasur probleme serioze. Si gjendje varion deri në 3 ditë”, tha mjeku i Urgjencës së Durrësit.

durres spital viroza

Sondazh

Poll