Bota

E ftoi të shihte ndeshjen me fëmijët e tij, polici në Malin e Zi tenton të abuzojë seksualisht me të miturën

Mediat në Mal të Zi raportojnë se kur e mitura ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici, një 54-vjeçar me inicialet D.L., e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

15 Janar 2024, 13:12 Nga M.B
E ftoi të shihte ndeshjen me fëmijët e tij, polici në Malin
Foto ilustruese

MALI I ZI- Një efektiv i policisë malazeze është vënë në pranga nën dyshimin se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur, vetëm 13-vjeçe. 

Mediat në Mal të Zi raportojnë se kur e mitura ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici, një 54-vjeçar me inicialet D.L., e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

Po ashtu bëhet me dije se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze. Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për arrestimin e efektivit.

mal i zi policia ngacmim dhe abuzim

Sondazh

Poll