Aktualitet

50-vjeçari që vrau kunatin në Greqi del sot para drejtësisë, Tarellari: Doja ta frikësoja dhe të rrëfente çfarë kishte bërë

Ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje me gjakftohtësi.

15 Janar 2024, 09:04 Nga N.F

 

50-vjeçari që vrau kunatin në Greqi del sot para
Fatmir Tarellari

GREQI- Ditën e sotme do të dalë para gjykatës 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari i cili vrau pak ditë më parë përdhunuesin e vajzës dhe kunatin e tij, Erjon Pelivani. Ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje me gjakftohtësi. Sipas avokatit të Tarellarit, Alexis Kouya u shpreh se klienti i tij nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd.

“E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Se ishte trefishi im, nuk kishte fare frike nga unë, nuk me llogariti, m'u afrua dhe tani me frikë se mos me çarmatoste dhe me godiste, me vriste, në atë moment qëllova instinktivisht pa duke menduar për çdo gjë”, thotë 50-vjeçari sipas zotit Kouya.

Në një prononcim për mediat greke, avokati tjetër i shqiptarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

vrasje greqi fatmir tarellari erjon pelivani

Sondazh

Poll