Bota

VIDEO/ U shty udhëtimi me 13 orë, pasagjeri i nevrikosur dhunon pilotin

Ngjarja u regjistrua pasi fluturimi ishte shtyrë 13 orë.

15 Janar 2024, 12:05 Nga N.F
VIDEO/ U shty udhëtimi me 13 orë, pasagjeri i nevrikosur dhunon
Pasagjeri

INDI- Një pasagjer është vënë në pranga nga autoritetet në Indi pasi goditi një pilot. Ngjarja u regjistrua pasi fluturimi ishte shtyrë 13 orë. Incidenti ndodhi të dielën, ndërsa avioni u ndal në aeroportin ndërkombëtar Gandhi në Nju Delhi. Në videon e shpërndarë në rrjet duket në pasagjeri i nevrikosur i cili godet pilotin në fytyrë, ndërsa një stjuardesë bërtet: "Zotëri, ju nuk mund ta bëni këtë".

Avioni që duhej të fluturonte nga Delhi në Goa përfundoi 13 orë i ngecur në aeroport për shkak të mjegullës së dendur dhe temperaturave të ulëta në veri të Indisë. Nga ana e saj, kompania ajrore njoftoi se përveç padisë që ka ngritur ndaj pasagjerit, po shqyrton mundësinë e përfshirjes së tij në listën e ndalimit të fluturimeve në mënyrë që ai të mos fluturojë më kurrë me fluturimin e saj.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Evgenia Belskaia (@evgeniabelskaia)

indi avion dhune pasagjer

Sondazh

Poll