Bota

Mesazhet e SHBA-së për zgjedhjet në Tajvan, Kina: Sinjal jashtëzakonisht i gabuar

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i dërgoi presidentit të sapozgjedhur Tajvanez William Lai një mesazh urimi pas rezultatit.

15 Janar 2024, 10:56 Nga N.F
Mesazhet e SHBA-së për zgjedhjet në Tajvan, Kina: Sinjal
Blinken dhe presidenti kinez

KINË- Kina ka reaguar pas mesazheve të SHBA-së ndaj Tajvanit duke i cilësuar si "një sinjali jashtëzakonisht të gabuar". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i dërgoi presidentit të sapozgjedhur Tajvanez William Lai një mesazh urimi pas rezultatit.

Këtë mesazh Pekini e quajti një shkelje të angazhimit të Uashingtonit për të mbajtur vetëm lidhje jozyrtare me Tajvanin. Pekini e sheh Tajvanin si territorin e tij dhe sfidon ashpër çdo qeveri që thotë të kundërtën.

SHBA njeh dhe ka lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit, të cilin Kina e sheh si një provincë të shkëputur për t'u bashkuar me kontinentin një ditë.

Në një deklaratë, ministria e jashtme e Kinës tha se urimet e  Blinken shkelnin premtimin e SHBA-së për të mbajtur vetëm marrëdhënie kulturore, tregtare dhe të tjera jozyrtare me Tajvanin.

“Kina kundërshton me vendosmëri që SHBA të ketë çfarëdo forme të ndërveprimit zyrtar me Tajvanin dhe të ndërhyjë në punët e Tajvanit në çfarëdo mënyre dhe nën çdo pretekst,” thuhet në deklaratë.

kina shba tajvan

Sondazh

Poll