Bota

FOTO/ U kurorëzua si mbreti i Danimarkës, Frederiku X nuk i kurseu momentet romantike në ceremoni

Dhjetëra, mijëra njerëz dolën për të parë mbretin Frederik X të pasonte nënën e tij si monark i Danimarkës, në një moment historik për kombin gjatë ceremonisë ditën e djeshme.

15 Janar 2024, 10:52 Nga M.B
FOTO/ U kurorëzua si mbreti i Danimarkës, Frederiku X nuk i kurseu
mbreti frederik x

DANIMARKA- Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron. Margrethe, 83-vjeçe, e tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me dëshirë heq dorë nga kurora.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën për të parë mbretin Frederik X të pasonte nënën e tij si monark i Danimarkës, në një moment historik për kombin gjatë ceremonisë ditën e djeshme.

Monarku i ri shpërtheu lotët teksa pa dhe dëgjoi turmat që brohorisnin jashtë kështjellës Christiansborg në Kopenhagë ku nuk mungoi as një çast romantik puthjeje me gruan e tij.

frederik x danimarka mbret

Sondazh

Poll