Bota

Forumi i Davos, Kremlini: Bisedimet për Ukrainën nuk do të arrijnë asgjë, Rusia nuk po merr pjesë

15 Janar 2024, 11:44 Nga N.F
Forumi i Davos, Kremlini: Bisedimet për Ukrainën nuk do të
Dmitry Peskov

RUSIA- Kremlini për mes një deklarate është shprehur ditën e sotme se bisedimet në Davos mbi propozimet e paqes të Ukrainës nuk do të arrinin asgjë pasi Rusia nuk po merrte pjesë në diskutime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët kryesorë të Lindjes së Mesme janë planifikuar të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të kësaj jave, duke i vendosur bisedimet për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Ukrainë në krye të agjendës për elitën globale.


“Kjo është thjesht duke folur për hir të bisedës,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për diskutimet mbi Ukrainën në Davos.

“Ky proces nuk mund të synojë arritjen e ndonjë rezultati specifik për arsyen e qartë – ne nuk po marrim pjesë. Pa pjesëmarrjen tonë, çdo diskutim nuk ka asnjë perspektivë për ndonjë rezultat,” shtoi ai.

lufta ukraine-rusi forumi i davos kremlini

Sondazh

Poll