Bota

Hovenier: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak, SHBA i doli në krah Kosovës

Hovenier ka shkruar gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës.

15 Janar 2024, 11:13 Nga M.B
Hovenier: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në
jeffrey hovenier

KOSOVA- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në platformën 'X' ka thënë se askush nuk duhet të harrojë dhe mohojë atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

Hovenier ka shkruar gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës. Ai e përfundon fjalën e tij duke thënë se e mban mend mirë atë ditë.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.

 

kosova serbia jeffrey hovenier

Sondazh

Poll