Bota

Avokati i politikanit serb: Nëse Sanduloviç nuk lirohet sot, do i çojmë gjërat në një nivel tjetër

Stojkoviç thotë se nëse klienti i tij nuk lirohet deri sot pasdite, ai do t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.

15 Janar 2024, 09:50 Nga M.B
Avokati i politikanit serb: Nëse Sanduloviç nuk lirohet sot, do i
Cedomir Stojkoviç

SERBIA- Cedomir Stojkoviç, avokati i palitikanit serb Nikolla Sanduloviç që u torturua e më pas u la në paraburgim pasi postoi një foto duke vendosur lule tek varrezat e familjes së heroit Adem Jashari paralajmëron se të do merren masa të tjera lidhur me rastin. Stojkoviç thotë se nëse klienti i tij nuk lirohet deri sot pasdite, ai do t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.

“Nikolla është ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendimi vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse ai nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një nivel tjetër”, ka paralajmëruar avokati. 

kosova serbia nikola sandulovic

Sondazh

Poll