Bota

E rëndë në SHBA, debatuan për telekomandën, 38-vjeçari vret shokun e dhomës

38-vjeçari, Richard Beno akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Dominic Scott Hayes javën e kaluar.

15 Janar 2024, 09:56 Nga N.F
E rëndë në SHBA, debatuan për telekomandën,
Autori dhe viktima

SHBA- Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet për vrasjen e shokut të dhomës pas një sherri për telekomandën. 38-vjeçari, Richard Beno akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Dominic Scott Hayes javën e kaluar.

Beno pretendon se shoku i tij i dhomës e sulmoi duke mbajtur thika. Sipas deklaratave nga autori i dyshuar mëohet se ai zgjuar nga zhurma e 27-vjeçarit i cili ndodhej në kuzhinë. Më pas, 38-vjeçari u shpreh se 27-vjeçari e pyeti vazhdimisht se ku ishte telekomanda, ndërsa ai e injoronte. Më tej ai shtoi se në një moment ai ka nxjerrë kokën nga batanija dhe ka parë të riun me dy thika në dorë.

Mënjëherë ai është ngritur dhe ka marrë armën të cilën kishtë me leje dhe ka qëlluar drejt tij para se të largohej nga dhoma. Në fund duke u përpjekur të justifikonte se përse iu deshën gjashtë orë për të lajmëruar policinë, 38-vjeçari tha se nuk e kishte vënë re plagën e shokut të dhomës dhe për këtë arsye shkoi të flinte.

shba viktime arrestim

Sondazh

Poll