Bota

Nuk u lut për fitore kundër Ukrainës, prifti i Kishës Ortodokse ruse kërcënohet me dëbim

Në një vendim të lëshuar të shtunën, gjykata e kishës tha se Aleksei Uminsky duhet “të shlyhet nga urdhrat e shenjtë” për shkeljen e betimit të priftit.

15 Janar 2024, 09:42 Nga N.F
Nuk u lut për fitore kundër Ukrainës, prifti i Kishës
Aleksei Uminsky

RUSI- Një  prift po përballet me dëbimin nga Kisha Ortodokse Ruse (RPC) pasi refuzoi të kryente një lutje që i kërkon Zotit ta udhëheqë Rusinë drejt fitores ndaj Ukrainës. Në një vendim të lëshuar të shtunën,gjykata e kishës tha se Aleksei Uminsky duhet “të shlyhet nga urdhrat e shenjtë” për shkeljen e betimit të priftit.

Vendimi iu përcoll për miratim Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, i cili mbështet fuqishëm Presidentin, Vladimir Putin.


Gjykata kishtare tha se Uminsky kishte thyer betimin e tij duke refuzuar të lexonte “Lutjen për Rusinë e Shenjtë”, një emër arkaik për Rusinë, të cilin Patriarku Kirill e kishte bërë të detyrueshëm në shërbimet e kishës.

Uminsky shërbeu për 30 vjet si prift i lartë në Kishën e Trinisë së Shenjtë Jetëdhënës në Moskë përpara se të pushohej papritur këtë muaj, pak para Krishtlindjeve. Ai nuk e komentoi publikisht dorëheqjen e tij. Gjykata kishtare tha se vendimi për shkishërimin e tij u mor në mungesë pasi ai nuk u paraqit pavarësisht se u thirr tre herë. 

Sondazh

Poll