Sport

Surprizë në CAN'2023/ Mozambiku ndalon Egjiptin pretendent, që në start...

Skuadra e “Faraonëve” u shpëtua nga një penallti e Salah në 90'+7, i cili vulosi barazimin 2-2.

14 Janar 2024, 21:31 Nga DOSJA

Surprizë në CAN'2023/ Mozambiku ndalon Egjiptin pretendent,

BREGU I FILDISHTE - Në ditën e dytë të CAN'2023, vjen surpriza e parë e madhe. Kandidati për të fituar garën kontinentale, Egjipti u ndal nga homologu i tij, Mozambiku, në një ndeshje që përfundoi në barazim me nga dy gola...

Por ajo mund të kishte përfunduar edhe me humbje për “Faraonët”. Skuadra e trajnerit portugez ka përfituar nga goli i penalltisë i Mo Salah, në 90'+7 për të arritur barazimin 2-2.

Në Abidjan, ishin egjiptianët ata që e nisën më mirë ndeshjen, me golin e Mostafa Mohamed në minutën e dytë. Mendohej se do të ishte fillimi i një mbrëmjeje paqësore, por mozambikasit kishin ide të tjera. 

Rezultati mbeti 1-0, derisa në pjesën e dytë gjithçka u kthye në tre minuta: Witi barazoi në minutën e 55-të dhe Clésio kaloi në epërsi 2-1 në minutën e 58-të. 

Surprizë në CAN'2023/ Mozambiku ndalon Egjiptin pretendent,

Skenari i skandalit dukej gjithnjë e më i vërtetë, ndërsa ora përparonte, por një penallti e panevojshme në kohën shtesë, e realizuar me sukses nga Salah, do të barazonte rezultatin në 2-2 dhe do të shkatërronte ëndërrën për mozambikasit.

Të dyja skuadrat nisin me 1 pikë, duke u rikthyer në aksion të enjten (Egjipt kundër Ganës) dhe të premten (Mozambik kundër Kepit të Gjelbërt).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll