Sport

Gol nga "tuneli" i Grudës, Vllaznia fiton ndaj Kukësit, e katërta radhazi…

Me fitoren 1-0 ndaj Kukësit, Vllaznia siguron fitoren e katërt radhazi dhe ruan vendin e katërt me 29 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë.

14 Janar 2024, 20:24 Nga DOSJA

Gol nga "tuneli" i Grudës, Vllaznia fiton ndaj Kukësit, e

SHKODER - Kuqeblutë rregjistrojnë fitoren e katërt në rend. Goli nga “tuneli” vlen tre pikë për Vllazninë, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”.

Shkodranët e nisën vrullshëm dhe që në minutën e dytë ishte Smajli që nisi një top të gjatë për Grudën në thellësi, me sulmuesin që u vu i vetëm përballë Tafas dhe shtyu topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin në “Loro Boriçi”.

Kukësi provoi të reagojë dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 39-të. Mbrojtësi shkodran Pusi preku topin me dorë brenda zonës dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë shkoi sulmuesi Atdhe Rashiti, që provoi me një “alla Panenka”, por topi shkoi mbi kuadratin e portës së Qarrit.

Verilindorët u hodhën në sulm edhe në pjesën e dytë, por pa ia dalë të shmangin humbjen, që i lë në kuotën e 19 pikëve, në vendin e parafundit të renditjes. Nga ana tjetër Vllaznia siguron fitoren e katërt radhazi dhe ruan vendin e katërt me 29 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë, por edhe 7 pikë më shumë se Dinamo ndjekëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll