Sport

Anna parashikon rezultatin e Superkupës, por nuk e harron Lewandowskin e saj...

Gruaja e sulmuesit Robert Lewandowski parashikon se si do të shkojë finalja mes Barçës dhe Madridit këtë të dielë.

14 Janar 2024, 13:00 Nga DOSJA

Anna parashikon rezultatin e Superkupës, por nuk e harron Lewandowskin e

SPANJE - Në prag të një El Clasico, në finalen e Superkupës së Spanjës midis Barça-Real Madrid, janë të shumtë ata që guxojnë të parashikojnë rezultatin e ndeshjes. 

Një nga ata që e bëri këtë ishte Anna Lewandowska, gruaja e sulmuesit të Barçës, Robert Lewandowski dhe një biznesmene e suksesshme. Në një intervistë për TV3, polakja e bëri të qartë se në ndeshjen mes Xavit dhe lojtarëve të Ancelottit: "Unë mendoj se do të fitojmë dhe ndeshja do të jetë 3-1 në favor të Blaugranëve”,- ka parashikuar ajo. 

Duke u futur në detaje, e pyetur për performancën që beson se i shoqi do të bëjë në këtë finale, bashkëshortja e Robertit, tha se beson se “ai do të shënojë dy gola”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll