Sport

Cikloni e bllokon në Mauritius, 'justifikimi' i Benzemas për mungesën te Al Ittihad

Sulmuesi francez duhej të paraqitej të premten në skuadër për të nisur parasezonin me shokët e tij, por ai nuk e bëri këtë dhe trajneri Marcelo Gallardo e ka përjashtuar

14 Janar 2024, 12:30 Nga DOSJA

Cikloni e bllokon në Mauritius, 'justifikimi' i Benzemas për

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema kishte kohë deri të premten e kaluar në datën 12 për t'u paraqitur në ambientet e Al Ittihad në Arabinë Saudite dhe për të filluar parasezonin me bashkëlojtarët e tij, gjë që nuk e bëri. Për këtë arsye trajneri i skuadrës,  Marcelo Gallardo, do të merrte vendimin për ta përjashtuar francezin nga ‘grumbullimi’ që fillon këtë të dielë në Dubai.

Mungesa e ish-lojtarit të Real Madridit konsiderohet si një rast i përsëritur, pasi dihet se sulmuesi nuk është paraqitur edhe në tre seanca stërvitore para fillimit të festave të Krishtlindjeve.

Një ciklon në Mauritius…

Kjo mungesë e fundit e sulmuesit francez mund të ketë një shpjegim. Gazeta ‘Marca’ ka kontaktuar me burime pranë Benzemas dhe ata pretendojnë se lojtari nuk ka mundur të paraqitet të premten, pasi ka mbetur i bllokuar në Mauritius për shkak të një cikloni.

Sido që të jetë, skena e Karim Benzemas nuk është aq e lumtur sa kishte premtuar.  Performanca dhe qëndrimi i tij nuk janë më të mirat dhe kjo ka bërë që ai të marrë kritika të shumta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll