Sport

Laçi dhe Erzeni “si përherë shtërngojnë” duart… gol i anuluar dhe i kuq për kurbinasit

Laçi - Erzeni 0-0, barazimi i tretë në këtë sezon…

14 Janar 2024, 20:09 Nga DOSJA

Laçi dhe Erzeni “si përherë shtërngojnë”

KURBIN - Laçi dhe Erzeni u ndanë në një barazim pa gola në përballjen e javës së 19-të të Superiores. Për të tretën herë këtë edicion, shijakasit dhe kurbinasit ndanë pikët në një sfidë të luftuar, me shumë raste, një karton të kuq, por pa gola.

Në pjesën e parë, Laçi ishte më kërkues dhe Myrta ia doli që të shënojë në minutën e 23-të. Megjithatë, VAR sinjalizoi një pozicion të parregullt të Sobowales, duke e zhvlerësuar golin e vendasve.

Në pjesën e dytë, Da Silva i kurbinasve u bë protagonist në dy momente, duke u ndëshkuar në të dyja rastet dhe duke lënë skuadrën e tij më një futbollist më pak.

Në minutat në vijim të dyja ekipet më tepër menduan për të menaxhuar rezultatin, duke rrezikuar shumë pak në portat kundërshtare.

Pas 19 ndeshjesh, si Laçi ashtu dhe Erzeni kanë grumbulluar nga 22 pikë, po aq sa dhe Dinamo dhe Skënderbeu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll