14 Janar 2024, 12:18
Nga DOSJA
brian spahiu, roland xhaxho
TIRANË- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar pasi u raportua ditën e djeshme se Prokuroria ka kërkuar ekspertë të huaj për hetimin e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare. Sipas Prokurorisë, ekspertët në vendin tonë janë në konflikt interesi.
Ndërkohë në reagimin e IML-së thuhet se mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës.
Më tej thuhet se duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.
Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë, thuhet në reagim.
REAGIMI:
Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:
Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.
Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.
Vlen të sqarojmë se, IML-ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në funksion të të gjitha kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatës.
Çdo vit IML i përgjigjet Prokurorisë me rreth 16.000 akte ekspertimi mjeko-ligjore, toksikologjike-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në funksion të kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatave në të gjithë vendin.
Mjekët ligjorë janë të specializuar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë. Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë.
Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedurial për çdo akt ekspertimi. Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedurial Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësimin e ekspertit. Duke shpresuar që vendimmarrja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimin ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimit, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë.
Nga ana tjetër, kundërshtojmë çdo akt dhe vendimmarrje që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të mos kryer detyrën!
brian spahiu roland xhaxho
Aktualitet
14 Janar 2024, 11:29
r.ll
zamir kalemi
TIRANË- Zamir Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e 12 janarit pasi iu bë atentat në zonën e Selitës në ...
Aktualitet
14 Janar 2024, 11:21
r.ll
pamje nga rinasi
TIRANË- Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Greqi në vendin tonë, pasi akuzohen për vepri...
Aktualitet
14 Janar 2024, 11:07
r.ll
pamje nga arrestimi
KRUJË- Një 52-vjeçar i dënuar me 8 vite për kultivim kanabisi është arrestuar nga policia në...
Aktualitet
14 Janar 2024, 10:55
N.F
Policia gjermane
GJERMANI- Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Hülser Strasse pranë Weyerh...
Aktualitet
14 Janar 2024, 10:47
r.ll
foto nga inagurimi
TIRANË- Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të...
Aktualitet
14 Janar 2024, 10:37
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Selanik ku ka humbur jetën një shqipt...
Aktualitet
14 Janar 2024, 10:28
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një 26-vjeçar, i identifikuar si Denis Bardhi, është vënë në pranga, pasi ka goditur me grush...
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:48
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçar janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa ësht&...
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:16
r.ll
perdhunuesi dhe autori i vrasjes
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të martën në Volos të Greqisë,&...
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:16
r.ll
banoret ne lushnje pas termetit
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Lushnje si pasojë e tërmetit që...