Aktualitet

Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, çfarë roli do të ketë

Pranë kësaj njësie do të jetë i atashuar edhe një këshilltar i huaj, i cili do të mbështesë këtë strukturë për 3 vjet për sigurinë kibernetike.

14 Janar 2024, 10:47 Nga r.ll
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, çfarë
foto nga inagurimi

TIRANË- Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është tashmë funksionale edhe me mbështetjen e aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji morën pjesë në inaugurimin e kësaj njësie që do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve të informacionit.

Ata u njohën nga afër me strukturën dhe funksionin e kësaj njësie, që ka si qëllim menaxhimin e sistemeve të sigurisë kibernetike që mbikqyrin/monitorojnë, Sistemet e Komunikimit dhe Informacionit të Forcave të Armatosura nga ndërhyrjet e paautorizuara në këto sisteme. Pranë kësaj njësie do të jetë i atashuar edhe një këshilltar i huaj, i cili do të mbështesë këtë strukturë për 3 vjet për sigurinë kibernetike.

Në këtë njësi përdoret teknologjia më e fundit, ashtu si edhe në SHBA, ndaj sipas ekspertëve nuk ka patur asnjë rrjedhje informacioni të Ministrisë së Mbrojtjes.

Aktualisht, sipas ekspertëve ka çdo ditë 1500 deri në 2 mijë sulme, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar kritik. Në njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, e cila përbëhet nga tre sektorë të veçantë punohet pa ndërprerje (24/7).

siguria kibernetike

Sondazh

Poll