Aktualitet

Debatoi me një person, plagoset me thikë shqiptari në Gjermani

Sipas policisë gjermane ende nuk dihet shkaku i ngjarjes ndërsa raportohet se një dëshmitare ishte shprehur se kishte dëgjuar një debat verbal mes shqiptarit dhe një shoferi të panjohur.

14 Janar 2024, 10:55 Nga N.F
Debatoi me një person, plagoset me thikë shqiptari në Gjermani
Policia gjermane

GJERMANI- Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Hülser Strasse pranë Weyerhofstrasse në Gjermani. Sipas policisë gjermane ende nuk dihet shkaku i ngjarjes ndërsa raportohet se një dëshmitare ishte shprehur se kishte dëgjuar një debat verbal mes shqiptarit dhe një shoferi të panjohur. Pas debatit personi u panjohur ka plagosur me thikë shqiptarin.

“Ai iku me makinën e tij drejt karburantit “Aral” në drejtim të Hüls. Ishte rreth moshës 60 deri në 70 vjeç, me flokë gri dhe kokë gjysmë tullac. Në momentin e krimit ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë të çelur. Ai po ngiste një makinë të errët dhe të vjetër”, ka thënë dëshmitarja.

Shqiptari i plagosur është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

weyerhofstrasse hülser strasse gjermani plagosje shqiptar

Sondazh

Poll