Aktualitet

E RËNDË/ U tremb nga tërmeti në Lushnje, 20-vjeçari bie nga shkallët dhe humb jetën (EMRI)

Lëkundjet e tokës u ndjenë edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

14 Janar 2024, 09:16 Nga r.ll
E RËNDË/ U tremb nga tërmeti në Lushnje, 20-vjeçari
banoret ne lushnje pas termetit

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Lushnje si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë disa minuta pas mesnate. 

20-vjeçari, Daniel Rika nga fshati Çinar pas lëkundjeve të tokës, është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap. Për fat të keq ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës, ku i riu jetonte bashkë me prindërit. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Kujtojmë se tërmeti i regjistruar mbrëmjen e djeshme ishte me magnitudë 4.6 ballë dhe epiqendra e lëkundjeve ishte mes Lushnjes dhe Elbasanit. Banorët e Lushnjes lanë apartamentet dhe pavarësisht temperaturave të ulëta qëndruan jashtë nga frika. Lëkundjet e tokës u ndjenë edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

daniel rika termet ne lushnje

Sondazh

Poll