14 Janar 2024, 09:48
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçar janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre 23 -vjeç.
Të rinjtë akuzohet se trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THCnga SHBA në vendin tonë duke përdorur shërbimin postar.
Policia në kuadër të finalizimit të operacionit policor "Çikago", ka sekuestruar 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Çikago”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Çikago".
Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.
Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:16
r.ll
perdhunuesi dhe autori i vrasjes
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të martën në Volos të Greqisë,&...
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:16
r.ll
banoret ne lushnje pas termetit
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Lushnje si pasojë e tërmetit që...
Aktualitet
14 Janar 2024, 09:11
r.ll
foto nga zjarri
LEZHË- Një banesë në Blinisht të Lezhë, është përfshirë nga zjarri rreth orës 8 t&e...
Aktualitet
14 Janar 2024, 08:20
r.ll
autori i dyshuar
GREQI- Nëna e 39-vjeçarit grek që akuzohet se ka vrarë partneren e tij shqiptare shtatzënë, 41-vjeç...
Aktualitet
14 Janar 2024, 07:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e ...
Aktualitet
14 Janar 2024, 00:44
foto ilustruese
TIIRANË- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka lëkundur Tiranë pak minuta më herët. Lëkund...
Aktualitet
13 Janar 2024, 22:47
r.ll
gezim sinomati
VLORË- Policia ka ofruar shpërblim 30 mijë euro për çdo person që ofron informacion të vlefshëm q&...
Aktualitet
13 Janar 2024, 22:41
r.ll
violeta berisha
SHBA- Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kyetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersi...
Aktualitet
13 Janar 2024, 21:36
r.ll
foto nga spitali
SHKODËR- Pas zjarrit që ka rënë pasditen e sotme në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ...
Aktualitet
13 Janar 2024, 21:33
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës shprehin shqetësimin mbi vazhdimin e fenomenit...