Sport

Thibaut Courtois dhe Mishel Gerzig, në pritje të fëmijës së tyre të parë…

Lajmin e kanë bërë të ditur çifti përmes llogarive të tyre personale në Instagram.

14 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Thibaut Courtois dhe Mishel Gerzig, në pritje të fëmijës

SPANJE - Rrjetet sociale janë bërë ambienti i preferuar për të ndarë momente intime dhe lajme të rëndësishme dhe Thibaut Courtois dhe bashkëshortja e tij, Mishel Gerzig, nuk janë përjashtim. Përmes një imazhi tërheqës të shpërndarë në Instagram, portieri i Real Madridit dhe modelja izraelite, zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në fotografinë emocionuese, Courtois shfaqet duke i dhënë një puthje të butë barkut të Mishelit, duke shënuar kështu fillimin e një faze të re në jetën e tyre. Mesazhi shoqërues nuk la asnjë dyshim për gëzimin që ndjenë kur ndanë lajmin: "Dashuria jonë po rritet", ka shkruar Mishel, duke i shoqëruar fjalët e saj me një zemër të bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mishel Gerzig Courtois (@mishelgerzig)

Duhet theksuar se ky do të jetë fëmija i parë për Mishel Gerzig, ndërsa për Thibaut Courtois do të jetë i treti, duke iu bashkuar familjes që tashmë ndan me Kanarianen Marta Domínguez. Adriana dhe Nicolás janë fryt i asaj marrëdhënieje të mëparshme dhe kanë zënë një vend themelor në jetën e portierit belg.

Përkushtimi i Courtois për fëmijët e tij është i dukshëm, duke qenë një nga arsyet që ndikuan në vendimin e tij për t'u transferuar në Spanjë pas ndarjes me Marta Domínguez.  Afërsia me Adrianën dhe Nikolasin ishte një faktor kyç në këtë zgjedhje, duke treguar kështu se përtej fushave të lojës, familja është një nga prioritetet i tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll